AXHIQ DHE BRGJANIN NË NJË VIZITË PUNE NË SHBA

Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq dhe Drejtori i Administratës Policore Zoran Brgjanin nga 29 gushti deri më 2 shtator do të qëndrojnë në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi MPB. Siç kanë paralajmëruar, Axhiq do të marrë pjesë në samitin e shefave të policisë së shteteve anëtare të OKB-së, ku në kuadër të një sesioni do të prezantojë për sfidat e misioneve paqeruajtëse. “Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Axhiq do të takohet edhe me përfaqësues të Byrosë Federale e Hetimeve (FBI-së), të departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut (NYPD), të zonë e trafikut të drogës me intensitet të lartë (HIDTA) dhe byrosë së inteligjencës, si dhe me institucione të tjera partnere të sigurisë së SHBA-së”, thuhet në komunikatë të MPB.

SHARE