MILATOVIQ: STATUSI I GJUHËS SERBE ËSHTË ÇËSHTJE LEGJITIME, DUHET DIALOG DHE JO TENSIONE

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se statusi i gjuhës serbe është një çështje legjitime që mbështetet në rezultatet e regjistrimit të popullsisë, por theksoi se ajo duhet të zgjidhet përmes dialogut shoqëror dhe politik, jo me tensione apo pazare politike.

Në një intervistë për revistën NIN, ai tha se Mali i Zi dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme, të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë, duke theksuar se secili shtet vendos në mënyrë të pavarur për çështjet e veta të brendshme.

Millatoviq shtoi se serbët në Mal të Zi e kanë shtetin e tyre – Malin e Zi – dhe se çështjet identitare nuk duhet të përdoren për përçarje politike.

Ai gjithashtu theksoi se Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se e ardhmja evropiane e të gjithë Ballkanit Perëndimor është thelbësore për zhvillimin e rajonit.

SHARE