E MUNDSHME HAPJA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS NË TUZ

Kryetari i Komunës së Tuzi, Nik Gjeloshaj, priti në takim, drejtorin e Urgjencës së Podgoricës Z. Vuk Nikoviq si dhe mjekun Z. Behar Axhoviq, ku ranë dakord për hapat që do të ndërmerren për hapjen e urgjencës në Komunën e Tuzit. Kryetari Gjeloshaj shprehu gatishmëri për bashkëpunim duke theksuar që hapja e urgjencës do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për qytetarët e komunës së Tuzit si dhe do të ofrojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor. Kurse drejtori Nikoviq tha se hapja e urgjencës në komunën e Tuzit përmirëson ndjeshëm infrastrukturën shëndetësore.

SHARE