COVID-19 NË BALLKAN VAZHDON TË REGJISTROJË SHIFRA SHQETËSUESE

Sëmundja Covid19 në Ballkan vazhdon të regjistrojë shifra shqetësuese.

3 viktima dhe 68 raste të reja në 24 orët e fundit janë shënuar në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive, njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë në Tiranë.

Sipas kësaj Ministrie, në këtë vend janë kryer mbi 36 mijë testime, nga të cilat raste pozitive janë 4466, kurse aktualisht janë 1820 raste aktive, kurse raste të shëruara janë 2523.

Në Kosovë, autoritetet deklaruan se gjatë 24 orëve të kaluara në vend kishte 241 të identifikuar pozitiv me Covid si dhe 143 pacientë të shëruar, teksa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Totali i rasteve pozitive në vend është rritur në 6286. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë sot janë regjistruar edhe 8 viktima, për një total prej 158 vdekjesh që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 10 viktima dhe 137 raste të reja infeksioni Covid. Autoritetet shëndetësore në vend raportuan edhe për 131 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoni që prej fillimit të pandemisë janë shënuar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 442 pacientë.

Për momentin në vend ka 4034 raste aktive me Covid-19.

Në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 426 raste të reja të personave të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore në vend pati edhe 8 viktima të koronavirusit.

Gjithashtu u raportua se në spitalet Covid janë të shtruar 4619 pacientë, nga të cilët 205 janë të repartet e terapisë intensive të intubuar, 15 më shumë krahasuar me ditën e djeshme.

Që nga fillimi i pandemisë, Serbia ka regjistruar 490 persona që kanë humbur jetën nga infeksioni, për një total prej afro 21 730 të prekurish.

Kreu i Programit të Emergjencës Shëndetësore në OBSH, Mike Rayan ka deklaruar se Infeksioni i koronavirusit po paraqet një trend shqetësues në Europën Jugore dhe në Ballkan.

SHARE