TORNADO BËN ‘KËRDINË’, 5 VIKTIMA E SHUMË TË PLAGOSUR

Një tornado vdekjeprurëse që bëri kërdinë në qytetin e vogël të Greenfieldit, në Ajoua, la katër persona të vdekur dhe më shumë se 30 të lënduar, thanë zyrtarët, ndërsa një person i pestë humbi jetën diku tjetër.

Tornadoja që përshkoi qytetin u vlerësua e rrezikshme nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe ishte aq shkatërruese sa që autoriteteve iu desh më shumë se një ditë për të bërë bilancin e dëmeve.

Besohet se numri i personave të lënduar ka të ngjarë të jetë më i lartë, tha Departamenti i Sigurisë Publike në Ajoua. Viktima e pestë u regjistrua 40 kilometra larg nga Greenfieldi kur makina e saj u rrëmbye nga tornadoja duke u nxjerrë nga rruga.

Një valë moti të keq ka përfshirë zonën dhe po drejtohet në jug të Shteteve të Bashkuara.

Në Teksas, zyrtarët lëshuan alarmin në Tempëll, një qytet me më shumë se 90,000 banorë, në veri të Ostinit, pasi stuhitë të fuqishme mbollën shkatërrim në zonë. Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike dhe shkollat u mbyllën.

Në Ajoua, tornadoja shkatërroi shtëpi e makina dhe shkuli pemët.

Po ashtu, vorbulla e tërbuar e ajrit dëmtoi edhe turbinat e erës që prodhojnë energji disa kilometra larg qytetit të Grinfildit.

Banorët e zonës, rrëfyen tmerrin e përjetuar me një prej tyre që foli për 10 sekonda terror të pastër.

SHARE