Administrata Tatimore e Malit të Zi ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të komunave për të diskutuar çështjen e borxheve të akumuluara tatimore.
Gjatë këtyre takimeve janë identifikuar komunat me borxhet më të mëdha, ndër to janë: Cetina, Rozhaja, Berane, Bijelo Pole dhe Ulqini.
Në takim po ashtu u theksua se tri komunat – Tuzi, Zhablaku dhe Zeta, në fund të vitit të kaluar nuk kanë pasur borxhe tatimore.
Administrata Tatimore vlerësoi këto komuna për menaxhimin e përgjegjshëm të financave të tyre.