ABAZOVIQ: SHTETI FITOI 292.257 EURO NGA TRAGETI PËR PERIUDHËN 5-22 MAJ

Shteti ka fituar 292.257 euro nga trageti për periudhën 5-22 maj, ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Kjo është dukshëm më shumë se të ardhurat vjetore të deritanishme (pak më shumë se 200,000 euro), dhe kanë kaluar vetëm 17 ditë nga fillimi i grumbullimit”, ka shkruar Abazoviq në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se pret që shumë shpejt të arrijnë një shifër që do të shënojë pagesen e tragetit të parë që është në pronësi Të Mirave Detare dhe që deri në fund të sezonit kryesor turistik të jetë paguar një pjesë e konsiderueshme e gjithë flotës.

“Kështu mbrohet interesi publik, shtohet prona shtetërore dhe shpërndahet drejtësia”, tha Abazoviq.

SHARE