UNIONI I SINDIKATAVE TË LIRA: URGJENTISHT ULJE TË AKCIZAVE PËR KARBURANTET

Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi i bëri thirrje Qeverisë së Malit të Zi që të përfitojë nga rasti për uljen e akcizës pa pritur një rritje të re të çmimit të derivateve të naftës.

Dhe kështu, siç thanë ata, pas aksionit të kufizimit të marzheve në 43 produkte (rreth 500 artikuj), përmbyllin paketën e ndihmës dhe mbështetjes për qytetarët dhe ekonominë në mbrojtje nga inflacioni i rëndë.

“Është fakt se çmimi i lartë i karburantit kontribuon në një goditje shtesë për buxhetin e qytetarëve tanë, i cili sërish iu afrua vlerave rekord”, theksuan nga  Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi.

Ata rikujtojnë se më 9 maj 2022, Qeveria e Malit të Zi ka shfrytëzuar mundësinë e miratimit të një Vendimi për uljen e përkohshme të akcizës për shitjen e derivateve në masën 40%, duke ulur çmimin në atë kohë mesatarisht 0,14 – 0,18 cent/litër, në varësi të llojit të karburantit.

“Siç e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur, në kohë të vështira është veçanërisht e rëndësishme që të ndahet barra e krizës në mënyrë sa më të barabartë, që nënkupton se ata që kanë më shumë mbajnë një pjesë më të madhe të barrës në favor të atyre që janë prekur më shumë nga kriza. Prandaj presim që qeveria të përgjigjet me shpejtësi, të heqë dorë nga një pjesë e të ardhurave nga akciza dhe kështu të shprehë edhe një herë dëshirën për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët në këto kohë inflacioniste”, thuhet në deklaratën e Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi.

SHARE