6 PRILL – KRYENGRITJA E MALËSISË

Me 6 prill rikujtojmë Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, e cila ishte njëra ndër kryengritjet shqiptare në Perandorinë Osmane në rajonin e Malësisë. Malësorët nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, pasuan disa luftime dhe çliruan Tuzin duke ngritur flamurin shqiptar në Deçiq.

Në nderim të Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911. Komuna e Tuzit organizoj mbremje akademike.

Kjo është një datë shumë e rëndësishme jo vetëm për Malësinë, por për të gjithë kombin shqiptar. Kryengritja e Malësisë është dëshmi e qëndresës dhe vendosmërisë së malësorëve për pavarësi, mbrotjen e trojeve dhe idenditetit kombëtar.

Panelistet e kësaj mbremje të cilet ishin Prof. dr. Teki Kurti, Akademik Frasher Demaj, Akademik Anton Kol Berishaj dhe Prof.Mark Junçaj.

Panelistet e kësaj mbremje paraqiten kumtesat e tyre, pikerisht në këtë ditë feste e gëzimi, duke na e kthyer shikimin nga e kaluara, për të nderuar kujtimin e atyre të cilë nuk kursyen mundin dhe jetën për liri dhe pavarësi. 

Me këtë rast në hollin e QKI “Malesia” në Tuz, u ekspozuan e fotografit e Kryengritjes së vitit 1911 nga Muzeu “Marubi”, Shkodër.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE