RAMA: GATI PROJEKTI PËR TRANSFORMIMIN E SHKODRËS

Kryeministri Edi Rama thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës është gati. Sipas tij, projekti është nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim 100% nga qeveria shqiptare.

“Projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh; portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu që do të nxjerrë në pah vlerat historike të Shkodrë”, njofton Rama.

Sipas kreut të qeverisë, projekti do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet.

“Ky projekt gjithashtu do të ketë impakt të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi”, njoftoi Rama.

SHARE