SOT SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në shenjë sensibilizimi Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural, mundësuan mbjelljen e 100 fidanëve pisha të zeza, në disa nga shkollat dhe bashkësitë lokale brenda territorit të komunës së Tuzit. Përveç kolektivit të shkollës fillore ,,Mahmut Lekiq” të pranishëm në këtë aksion ishte edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me një pjesë të stafit të Komunës. Po ashtu, mes aktiviteve të përditshme, në të gjitha zonat e qytetit, ekipi i SHPK “Komunale” është fokusuar në rregullimin, pastrimin dhe mbjelljen e palmave, lavandës dhe luleve sezonale, në parkun qendror. Gjatë ditës, dhe ditëve në vijim, do të vazhdojnë me aktivitete të ngjajshme, në lokacione të ndryshme, në treven e komunës së Tuzit.

SHARE