TAKSISTËT PARALAJMËROJNË PROTESTË

Sindikata profesionale e taksistëve të Malit të Zi ka paralajmëruar protestë për të enjten, më 31 mars, e cila do të mbahet në Podgoricë para Kuvendit. Ata në një komunikatë për media thonë se nga gati 60 letra që kanë dërguar në 15 muajt e fundit, i vetmi që ka marrë pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve të tyre është Drejtoria për Komunikacion Rrugor e Ministrisë së Investimeve Kapitale dhe ministri Mlladen Bojaniq. Në atë mbledhje, nëse do të ndodhë, do të propozojnë që Kuvendi t’i rekomandojë Qeverisë së Malit të Zi që me dekret të shfuqizojë sipërmarrjen autotaksi në Mal të Zi. “Sepse padyshim nga gjithçka që kemi parë deri më tani, ne padyshim që nuk ekzistojmë për shumicën e ministrave,” theksuan nga Sindikata e Taksistëve Profesionistë të Malit të Zi.

SHARE