Sot Kuvendi Komunal i Tuzit mbajti seancen e XXI me rradhë. Seanca e sotme kishte të parapara 18 pika të rendit të ditës ku me propozim të Kryetarit të Komunës, Nik Gjeloshaj, u bë plotësimi edhe i 3 pikave të tjera për të cilët këshilltarët votuan në mungesë të opozitës edhe kësaj rradhe. Para se të fillohej me prezantimin dhe diskutimin e pikave të rendit të ditës Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, njoftoi zëvëndësimin e këshilltarëve, ku në vend të Vasel Berishaj këshilltarë nga rradha e LDSH-së do të jetë Lucë Junçaj. Pika e parë e kësaj seance propozimi i konkludimit mbi miratimin e raportit të punës së kryetarit, organeve të administrates dhe shërbimeve të Komunës së Tuzit për vitin 2021. Kryetari Gjeloshaj filloi me lavderim për punën e punonjësve të 6 sekretariateve dhe disa shërbimeve duke veçuar sektorin e të ardhurave dhe realizimin e buxhetit, ai ceku që përveç mos realizimit të plotë të investimeve të huaja do vazhdojë gjatë këtij viti me instalimin e kontejnerëve nëntoksor, si dhe vlerësoj si arritje rregjistrimin e fabrikës për përpunimin e patates. Nga këshilltari Smail Maliq Çunmulaj u vlerësua puna e realizuar duke nënvizuar angazhimin e të rinjëve në sport, mundësinë e shitjes industriale, mundësinë e zhvillimit të afarizmit si punimi i pompave, restorante, bizneseve të vogla, ndërsa këshilltari Enis Gjokaj ceku që është bërë punë e mirë përveç faktit që nuk është gjendur vend për anëtar të UDSH-së me realizimin e këtyre punimeve. Kryetari Gjeloshaj ndër të tjera potencoi që mungesa e opozitës është mungesë e opozitës kualitative që nuk janë aty për të prezantuar votuesit e vet. Ai shtoi që ky është viti që duhet të merret në menaxhim edhe deponia dhe të bëhet kompletimi i institucioneve. Pika e dytë propozimi i programit të masave për realizimin e mjeteve të dedikuara për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Tuzit për vitin 2022 – Agrobuxheti u prezantua nga Drejtuesja e Sekretariatit të bujqësisë si hartues të këtij programi Ismeta Gjoka e cila theksoi që mbështetja përmes masave këtë vitë do të jetë 368 mijë euro. Ndërkohë, këshilltari Enis Gjokaj theksoi që si mungesë e investimeve direkte në bujqësi, propozoi shtesën e mbështetjes për shfrytëzuesit e IPARD për 2022, ku për këtë amandament kryetari Gjeloshaj theksoi që Komuna do t’i përkrah këto projekte. Pika 3 propozimi i vendimit mbi dhënien e pëlqimit në statutin e shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar komunale Tuz u prezantua nga drejtori i SHPK Nikollë Camaj i cili ceku që statuti sipas ligjit të tij dhe me formimin e tregut dhe ujësjellësit i ngushtohet veprimtaria ndërsa për pikën 17 propozimi i vendimit mbi dhënien e pëlqimit në çmimoren e sherbimeve për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve komunale të SHPK komunale, Camaj theksoi listen e çmimeve ku do të vijë deri tek rritja minimale rreth 7%, ku subjektet afariste do të kenë zbritje ndërsa do të rregullohet çështja e m2 jo të rregjistruar mirë nga kryeqyteti. Pika 14,15,16 propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendit për dhënien në perdorim të përkohshëm, pa kompensim të automjetit në pronësi të Komunës së Tuzit , Institutit për ndihmë mjekësore emergjente të Malit të Zi. Propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi mënyrën e përcaktimit të çmimit minimal të dhënies me qira të truallit ndërtimor për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pika 16 propozimi i vendimit mbi dhënien me qira të truallit përmes mbledhjes së ofertave me qellim të vendosjes së objekteve të përkohshme u prezantua nga Ellvisa Rexhematoviq, Sekretare e Sekretariatit për Pronë. Pika 5 propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi dhënien e pëlqimit në programin mbi kryerjen e veprimtarive komunale të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar ujësjellësi dhe kanalizimi Tuz për vitin 2022 dhe propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi dhënien e pëlqimit në lidhje të kontratës mbi besimin e kryerjes së veprimtarive komunale dhe shfrytëzimit të infrastrukturës komunale dhe mjeteve të tjera në pronësi të Komunës së Tuzit me SHPK ujësjellësi dhe kanalizim tuz. Kryetari Gjeloshaj foli mbi planin vjetor të punuar nga këshilli drejtues duke shtuar se çmimet për ujë nuk përcaktohen nga Komuna por me ligje që përcaktohet për të gjitha komunat. Pika 7 propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi ndryshimet e vendimit mbi themelimin e institucionit publik Qendra Informative Kulturore „Malësia“, pika 8 propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi emërimin e këshillit të QIK „Malësia“ Tuz , pika 9 propozimi i vendimit mbi verifikimin e vendimit mbi dhënien e pëlqimit në vendimin e këshillit të QIK „Malësia“, pika 10 vendimi mbi statutin e QIK „Malësia“ dhe pika 11 mbi programin e punës së QIK „Malësia“ vendime këto të cilat kanë hyrë në funksion u propozuan nga sekretarja e sekretariait për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, ndërsa sa i përket pikës 12 mbi programin e punës së QIK „Malësia“ u prezantua nga drejtori i këtij institucioni Vasel Berishaj i cili përveç pjesës së programit artistik, kulturor dhe letrar njoftoi mbi formimin e një teatri gjysëm profesional. Pikat shtesë gjatë kësaj seance ishin propozim vendimi mbi dhënien e pëlqimit në aneks të kontratës të financimit mbi klubin e futbollit „Deçiq“, ku kryetari Gjeloshaj theksoi që me buxhet është paraparë mbështetje prej 300 mijë euro e për këtë vitë ndërsa me këtë aneks do të mundesohet mbështetje në raste të nevojes edhe me 100 mijë euro të tjera. Pika tjetër ishte propozimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për kompenzim të automjetit në shfrytëzim të përhershëm të SHPK Komunale në Tuz. Ndërsa pika e fundit ishte propozimi i vendimit mbi ndryshimin e vendimit mbi formimin e këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së Komunës së Tuzit që nënkupton ndryshimin e një anëtari të këshillit. Me votimin e shumicës nga pozita u votuan të gjitha pikat e rendit të ditës. Gjithashtu u votua që në vend të Vasel Berishaj si kryetar i klubit të LDSH-s, të jetë Besa Nikaj.