COVID 19 NË MAL TË ZI: 86 RASTE, 2 NË TUZ

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 86 raste me koronavirus. As sot nuk ka pasur të vdekur nga pasojat e koronavirusit. Siç kumtuan nga ISHP, në të njëjtën periudhë 100 pacientë u shëruan. Aktualisht në Mal të Zi janë 720 raste aktive. Në Institutin e Shëndetit Publik nesër në orën 10 do të mbahet një konferencë për media, me rastin e situatës aktuale epidemiologjike në vend, të shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19.

SHARE