PESË RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Pesë raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Mal të Zi. Kjo rrit numrin e të infektuarve në 27. “Analiza e 19 mostrave të tjera sapo ka përfunduar, 5 prej të cilave janë pozitive. Tre persona të infektuar rishtazi kanë lidhje me rastet ekzistuese. Në Mal të Zi, ne kemi gjithsej 27 të infektuar me koronavirusin e ri,” theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik. Ka 5,863 persona nën mbikëqyrje shëndetësore dhe sanitare në Mal të Zi, dhe 763 persona janë në karantina institucionale, sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Instituti, siç theksohet, është duke monitoruar nga afër zhvillimin e situatës epidemiologjike, e cila do t’i raportohet rregullisht publikut në periudhën e ardhshme.

SHARE