STUHIA E BORËS MBYLL SHKOLLAT NË SHBA

Një stuhi e madhe bore goditi rrafshinat veriore dhe pjesën e sipërme të Midwest në SHBA me erëra të forta, duke detyruar qindra shkolla të mbyllen, duke anuluar fluturimet dhe duke bllokuar disa rrugë në një pjesë të madhe të rajoneve.

Më shumë se 50 milionë amerikanë janë nën paralajmërim për mot të ftohtë, ndërsa stuhia është përhapur edhe në zonat perëndimore dhe lindore të SHBA-së.

Trashësia e borës ka arritur në mbi 60 centimetra ndërsa erërat e forta në 97 km/h.

Stuhia goditi gjithashtu Kaliforninë me borë duke përfshirë New England, ku sinoptikanët paralajmëruan shoferët të kenë kujdes pasi rrugët kanë ngrirë.

Një pjesë e madhe e autostradave në Upper Midwest janë bllokuar për shkak të borës dhe akullit, ndërsa shtyllat e tensionit të lartë janë rrëzuar duke lënë pa energji elektrike mbi 140 mijë familje.

Ndër qytetet më të goditura ishte Minneapolis, ku borë arrit trashësirën mbi 1 metër. 

Nëse stuhia do të vijojë atëherë meteorologët shprehen se kjo do të renditet si një nga stuhitë më të rënda të borës të të gjitha kohërave.

Shkollat në këtë shtet u mbyllën dhe 29 mijë nxënës do të zhvillojë mësimin online. Dhjetëra shkolla anuluan mësimet në Dakotas, Kolorado dhe Wyoming.

Më shumë se 700 fluturime brenda dhe jashtë Minneapolis, Denver dhe Chicago u anuluan .

Ekspertët kanë bërë të ditur se frekuenca dhe intensiteti në rritje i stuhive të tilla, të ndërthurura me nxehtësi ekstreme dhe periudha të thata, janë simptoma të ndryshimit të klimës.

SHARE