HAPET NJËSIA E RE E AMBULANCËS NË GUCI

Sot zyrtarisht është hapur njësia e re e Institutit për Asistencë Emergjente Mjekësorenë në Guci dhe vlera e përgjithshme e projektit të përshtatjes dhe pajisjes është 120 mijë euro.

Objekti i ri shëndetësor u hap nga ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq, drejtori i Institutit për Ndihmën Mjekësore Emergjente të Malit të Zi Vuk Nikoviq, ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Barish Kalkavan dhe kryetarja e Komunës Anela Çekiq.

Shqekiq tha se ndihma mjekësore emergjente është pjesë specifike e sistemit shëndetësor dhe është e nevojshme që shteti të qëndrojë pas saj me kapacitet të plotë.

“Prandaj detyra dhe synimi i Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me menaxhmentin e Institutit për Ndihmën Mjekësore Emergjente, është që të forcohen maksimalisht të gjitha njësitë në territorin e shtetit dhe të përmirësohen kushtet për punë dhe asistencë, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime shëndetësore më të mira, cilësore dhe mbi të gjitha më të shpejta”, tha Shqekiq.

Ai tha se prioritetet e Ministrisë janë modernizimi i infrastrukturës, fuqizimi i personelit, kushte më të mira për punën e personelit mjekësor dhe ngritja e nivelit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe të gjithë ata që banojnë në Mal të Zi.

Kalkavan tha se Turqia mund të jetë duke kaluar periudhën më të vështirë në historinë e saj në dy javët e fundit.

“Që kur dëgjuan për fatkeqësinë që goditi Turqinë, shteti i Malit të Zi dhe populli i Turqisë u ngritën menjëherë në këmbë dhe iu vunë punës për të ndihmuar një vend mik. E pamë që populli i Malit të Zi ishte me popullin e Turqisë dhe ne kemi një përvojë shumë pozitive në situata të këqija”, tha Kalkavan.

Ai tha se sot me ndihmën e TIKA-s po hapet njësia në Guci.

Çekiq theksoi se puna e Emergjencës do të jetë e një rëndësie të madhe për atë qytet, për qytetarët, diasporën që vjen në masë në muajt e verës, por edhe për turistët.

SHARE