TI LEJOHET QEVERISË TË KUFIZOJË AKCIZËN PËR BENZINËN DHE NAFTËN NË 20%

Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale ka përgatitur vendimin për seancën e nesërme të Qeverisë, për të dorëzuar në Kuvend Propozimin për ndryshimin e Ligjit për akciza, me të cilin Qeveria i mundëson uljen e akcizës për derivatet deri në 20%. “Vendimi mund të merret për një periudhë prej një muaji, me mundësi zgjatjeje në varësi të situatës në tregun botëror dhe lëvizjes së çmimeve të karburanteve në Mal të Zi, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i çmimeve të derivateve të naftës,“ tha ministria në një deklaratë. Propozimi i ri i Ministrisë nuk parashikon vendosjen e akcizës për ëmbëlsirat dhe pijet jo të gazuara me sheqer të shtuar, as rritjen e akcizës për pijet e gazuara, cigaret dhe të ngjashme, të cilat ishin kundërmasa për kahun e të ardhurave në periudhën e mëparshme.

SHARE