KOSOVA E SERBIA AFËR MARRËVESHJES

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar të mërkurën se Beogradi dhe Prisjhtina thënë se kanë arritur progres drejt një marrëveshjeje. “Pas 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente. Por si zakonisht, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, shkroi ai në Twitter. Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se gjatë takimeve dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u fol për energjinë në kuadër. Po ashtu thuhet se është diskutuar për për çështjen e personave të zhdukur dhe targat e veturave. Ndërkaq pala serbe ka thënë se me Lajçak kanë folur për nevojën për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Pa Asociacion nuk e di se si mund të ecim përpara në dialgodhe të flasim për çështje tjera. Jemi të gatshëm të bisedojmë. Por ajo që është me rëndësi është të zbatohen gjitha marrëveshjet”, ka thënë për mediat serbe shefi i delegacionit të Serbisë për dialog, Petar Petkovic. Ai e ka fajësuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për mosmbajtjen e takimit trepalësh. Por, sipas burimeve diplomatike, delegacioni i Kosovës nuk ka refuzuar të takohet me palën serbe por nuk ka dashur që me të të diskutojë për temat të cilat i konsideron si të mbyllura dhe për të cilat mendon se duhet të bisedojë vetëm me BE-në për modalitetet e zbatimit.

SHARE