TIKA HAP FABRIKËN E VAJIT TË ULLIRIT NË ULQIN 

Agjencia Shtetërore e Turqisë për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), hapi fabrikën për prodhimin e vajit të ullirit në fshatin Pistula të komunës së Ulqinit, e cila siç theksohet  ka për qëllim të ndihmoi prodhuesit vendas në këtë veprimtari prodhuese.

Siç thuhet në kumtesë të “TIKA”, ajo ndihmon Malin e Zi, për të përmirësuar prodhimin e ullinjve në mënyrë që kjo prodhimtari të dalë në tregjet botërore, në mënyrë sa më efikase.

Siç raporton Bokanews, kjo Fabrika ka një kapacitet prej 200 tonë të vajit të ulliri për një sezonë.

“Metodat dhe teknologjitë ekzistuese në prodhimin e vajit të ullirit në Mal të Zi,  paksa mbeten prapa standardeve të sotme, gjë që ndikon negativisht në nivelin e të ardhurave dhe standardit jetësor të prodhuesve të vajit,  pavarësisht nga tokat e përshtatshme”, kumtuan nga TIKA.

Ata shtuan se fabrika u hap në kuadër të projektit me temë  “Programi për Mbështetjen e Ushqimit dhe Sigurisë së Jetës në vendet e Ballkanit dhe të Evropës Lindore”.

TIKA për muajin mars paralajmëron organizimin e trajnimit të prodhuesve të ullirit në Shoqatën e Ullishtarëve Pistula mbi temën e periodicitetit të prodhimit, pasiqë  siç theksojnë niveli aktual ka një ndikim negativ në prodhimin e ullinjve.

“Trajnimi do të përfshijë temat për prodhimin e ullinjve, fekondimin, aplikimin e krasitjes, ujitjen dhe luftën kundër sëmundjeve të ullirit dhe të dëmtuesve”, thuhet në kumtesë. Trajnuesit  përveç vajit të ullirit, do të trajnohen edhe për prodhimtarit tjera, siç janë ullinjtë për tryezë dhe sapunët tradicionale të ullirit.

“Programi i trajnimit do të mbështetet nga teknologjitë turke në terren, e të cilët edhe po udhëheqin në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

SHARE