DALIBOR JAUKOVIQ, NËMPËRMJET SHKRESËS I JEP LAMTUMIRËN FAMILJES

Gjatë hetimeve të policisë së MZ, në banesën e Dalibor Jaukoviq, i cili hodhi bombën të ënjtën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë dhe më pas bëri vetëvrasje, policia gjeti shkresën në gjashtë faqe, të shkruar me dorëshkrim, nga Jaukoviq.

Në letrën e tij, Dalibor Jaukoviq, ndër të tjera thuhet se i kërkon familjes dhe të afërmve të tij falje për atë që do ta bëjnë , si dhe përshkruan pikëpamjet e tij personale dhe politike, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Nga reagimet e para hetuesit konsiderojnë se fjala është për një lloj vullneti,të një letre lamtumirës të cilën në përgjithësi e lënë personat të cilët janë të gatshëm ti humbin vetës jetën.

Pikërisht Kjo letër mund të japë një përgjigje për motivin e Jaukoviq, për të kryer një sulm në një mision diplomatik të huaj dhe për të gjykuar pastaj edhe vetveten . Letrën do ta hulumtojnë mjekësia ligjore, por gjithashtu do ta analizojnë tërësisht edhe profilizuesit, prandaj siç theksohet, nëse vërtetohet se shkresa është autentike, këto do të jenë gjurmë të qarta për hetuesit.

Ndërkaq, Drejtoria e Policisë së MZ, si dhe Byroja Federale e Hetimeve të Amerikës (FBI), janë duke hetuar nëse Dalibor Jaukoviq, veproi i vetëm, apo ishte i lidhur edhe me ndonjë person apo organizatë tjetër, deklaroi shefi i Departamentit tëPolicisë Kriminale Enis Bakoviq.

Sipas medieve malazeze deri me tani janë kontrolluar 10 lokacione, të cilat i përdorin personat të cilët kishin marrëdhënie me Jaukoviq.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme të MZ, Srgjan Darmanoviq, gjatë vizitës së tij në Ambasadën amerikane në Podgoricë, bisedoi me të ngarkuarën me punë pranë ambasadës amerikane Xhudi Kuo, ku dënoi sulmin e djeshëm ndaj Ambasadës së SHBA-së, në Podgoricë dhe tha se Mali i Zi, është mikpritës i mirë për mysafirët e saj.

SHARE