DRITAN ABAZOVIQ UDHËHEQËSI MË I RI SHTETËROR NË EVROPË, I TRETI NË BOTË

Publikimi global i lajmeve Insider.com publikoi një listë të renditjes së liderëve shtetëror më të rinj në botë, të renditur sipas moshës. Në atë listë, kryeministri Dritan Abazoviq (37) është në vendin e tretë në botë dhe i pari në Evropë. Siç u tha, përvoja e punës së Abazoviqit para pozitës së kryeministrit të Malit të Zi është e madhe. Botimi i librit “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”, puna e tij si profesor në shkollën e mesme, tetë vjet si deputet në parlamentin e Malit të Zi dhe fakti se para se të bëhej kryeministër, ai ishte nënkryetar i qeverisë malazeze.

SHARE