2 Ton publikon këngën e re “S’je my love”

Në fund të këtij viti një projekt i ri muzikor është publikuar nga reperi ferizajas, 2 Ton.

Artisti shqiptar ka prezantuar së fundmi këngën e re të titulluar “S’je my love”.

Ky projekt i Arton Avdylit (emri i plotë) është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Producimi i këtij projekti është bërë nga Dardd, kurse për masterizimin u përkujdes Don Gima.

Me këtë këngë duket se 2 Ton do ta përmbyllë Vitin e Ri, ndërkohë që gjatë 2022 solli disa projekte të suksesshme.

Ai sivjet vlen të ceket se ka qenë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

SHARE