NGA SOT, MALI I ZI ËSHTË PJESË E CERTIFIKATËS SË BE-së PËR COVID

Në Mal të Zi, 61.7 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 58.8 për qind janë rivaksinuar. Dozën e tretë e kanë marrë 68,983 persona. Komisioni Evropian ka miratuar një vendim për njohjen e certifikatave COVID 19 të lëshuara nga Mali i Zi, të cilat do të pranohen me të njëjtat kushte si certifikatat dixhitale të Covid në vendet e BE-së. Ky vendim i Komisionit ka hyrë në fuqi sot. „Edhe pse gjendja epidemiologjike është më e mirë, mund të jetë vetëm një iluzion, sepse Omicron-i na trokiti në derë dhe sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, na përgatit një stuhi e re,“ tha shefja e zyrës së OBSH-së në Podgoricë, Mina Brajoviq. Megjithatë, ajo shtoi se pandemia e Covid-it mund të marrë fund në vitin 2022 nëse vaksinat shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe nëse vaksinimi në të gjitha vendet e botës është 70%.

SHARE