HARASANI: KAM FOLUR PËR TRE MODELE PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS

Funksionari i Lëvizjes Qytetare URA, Ilir Harasani tha se në një intervistë për Euronews nuk ka thënë se aleanca politike po bën përpjekje për formimin e qeverisë së pakicës. Ai reagoi në Twitter pas njoftimeve në mediat malazeze se URA po drejtonte përpjekjet për të krijuar një qeveri të re të pakicës të mbështetur nga partitë properëndimore. “Për hir të së vërtetës, kam biseduar në Euronews për tri modele për zgjidhjen e krizës politike: – që qeveria të vazhdojë kështu – Zgjedhjet – Qeveria e pakicës. Nuk thashë që URA po bën përpjekje për të formuar një qeveri të pakicës”, tha Harasani.

SHARE