UKRAINASIT RIKTHEHEN NË ‘EPOKËN E GURIT’ / PA ENERGJI DHE NGROHJE, PAS BOMBARDIMEVE

Ndërkohë që temperaturat po ulen, ukrainasit po përgatiten t’i mbijetojë dimrit drita dhe pa ngrohje sepse raketat ruse kanë shkatërruar pjesën më të madhe të stacioneve të energjisë elektrike. Operatori shtetëror i rrjetit ukrainas aportoi se 40% e ukrainasve janë në terr, për shkak të dëmtimit të të paktën 15 qendrave kryesore të energjisë në të gjithë vendin. Duke paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të zgjasin diku nga disa orë deri në disa ditë, rrjeti ka njoftuar se “rezistenca dhe guximi janë ato që duhen këtë dimër”. Kur nuk ka energji elektrike, siç ndodh shpesh, pamje e kryeqyteti të Kievit duket si një kurth vdekjeje: pa drita, pa ujë, asnjë mënyrë për të gatuar ushqim. Qeveria e presidentit Volodimir Zelenksi ka paralajmëruar se sulmet ruse po e fusin Ukrainën në Epokën e Gurit dhe se situata në Kiev, dhe qytete të tjera të mëdha është përkeqësuar në mënyrë drastike pas sulmit më të madh me raketa në fundjavë. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, gjithashtu theksoi nevojën për të qenë gati përballë një ndërprerjeje të mundshme: Ai thotë se qytetarët duhet të jenë të përgatitur nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike, ujit, ngrohjes dhe komunikim. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka theksuar pas sulmeve të javës së kaluar se më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike.

SHARE