Shumica e viktimave të tërmetit të dhunshëm që goditi ishullin indonezian të Javës ishin fëmijë, të cilët në ato momente kanë qenë nëpër shkolla, pohuan autoritetet vendase. Një 14 vjecar, Aprizal Mulyadi, rrëfeu sesi kishte mbetur i bllokuar ne klasen ku po zhvillonin mësimin e cila u shemb. Këmbët e tij ngecen nën rrënoja. Një shok, Zulfikar, e tërhoqi duke e shpëtuar, por vdiq dhe vetë më vonë nga renia e një muri. Ekipet e kërkimit janë vënë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve pasi më shumë se 100 vetë humbën jetën nga lëkundjet e forta të tokes e mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi një rajon malor të ishullit duke shkaktuar rrëshqitje masive dheu që varrosën fshatra të tëra pranë qytetit Cianjur.Viktimat u shtypën ose mbetën të bllokuar pas shembjes së mureve dhe cative. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt,” tha Aprizal. Një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit e konfirmoi se shumë nga të vdekurit ishin të rinj. “Pjesa dërrmuese e viktimave janë fëmijë sepse në orën 13:00, ata kanë qenë ende në shkollë”, tha Henri Alfiandi. Tërmeti, që goditi pranë sipërfaqes në një thellësi prej vetëm 10 km, u pasua nga dhjetëra pasgoditje të cilat shkaktuan dëme akoma edhe më të mëdha në zonën e mbushur me shtëpi të ndërtuara keq, të cilat u rrëzuan shumë shpejt. Autoritetet thonë se të paktën 2,200 shtëpi u rrafshuan me tokën, ndërsa të evakuarit janë më shumë se 13,000. Agjencia kombëtare e Indonezisë për reagimin ndaj fatkeqësive, e vendosi në 103 numrin e të vdekurve dhe 31 atë të zhdukurve. Më herët guvernatori i rajonit Ridwan Kamil kishte postuar në Twitter se 162 persona kishin humbur jetën, por kjo shifër nuk ende nuk është konfirmuar nga agjencia kombëtare.