COVID 19 NË MAL TË ZI: 253 RASTE TË REJA, 8 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 253 raste të reja me Covid19, si dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, të moshës 71 dhe 82 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 125, Nikshiq 34, Tivat 17, ndërsa në Tuz u regjistruan 2 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 486 të infektuar. Rastet aktive janë 3,384, nga të cilët 13 në komunën e Tuzit.

SHARE