MILLATOVIQ KËRKON VLERËSIMIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR “EURO MODELIN”

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka vlerësuar se programi “Euro Model”, sipas njoftimeve të deritanishme, mund të ketë ndikim të rëndësishëm në pagat dhe pensionet, tregun e punës, çmimet, bizneset e vogla dhe të mesme, financat publike dhe qëndrueshmërinë e sistemit pensional.

Ai kërkoi që përpara zbatimit të reformës të analizohen jo vetëm përfitimet, por edhe rreziqet dhe efektet e mundshme negative.

Millatoviq theksoi rëndësinë e përfshirjes së institucioneve relevante, ekspertëve, sektorit të biznesit dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, ndërsa, duke pasur parasysh integrimin evropian dhe perspektivën e anëtarësimit në eurozonë, tha se duhet të merret parasysh edhe qëndrimi i Komisionit Evropian për aspektet ekonomike dhe fiskale të programit.

Ai bëri thirrje për një debat publik të gjerë mbi pasojat dhe rreziqet e reformës.

SHARE