BOZHOVIQ: GATI ÇDO I KATËRTI MËSIMDHËNËS KA PËRJETUAR DHUNË NË SHKOLLË

Foto: PR Centar

Gati çdo i katërti mësimdhënës në Mal të Zi ka përjetuar një formë dhune në klasë ose në institucionin ku punon, qoftë nga nxënësit, prindërit apo kolegët, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi, Radomir Bozhoviq.

Ai tha se shumë raste nuk raportohen te institucionet kompetente, por tentohen të zgjidhen brenda shkollave.

Ndërkohë, avokatja Milena Nishaviq vlerësoi se ndryshimet në Kodin Penal u ofrojnë mësimdhënësve mbrojtje më të madhe ligjore, ndërsa kërkoi edhe një protokoll të qartë për raportimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

Sipas ndryshimeve ligjore, për lëndim të lehtë trupor të një mësimdhënësi parashihet burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet, ndërsa në rastet kur përdoret armë ose mjet i rrezikshëm, dënimi mund të jetë nga tre muaj deri në katër vjet.

Sindikata thekson se krahas dënimeve më të ashpra nevojiten edhe masa parandaluese dhe mbrojtje më e madhe për mësimdhënësit.

SHARE