Nata e mbrëmshme ka qenë nata më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë në Podgoricë që nga matjet që janë bërë në gusht, ka njoftuar Dushan Paviqeviq, shef i qendrës së motit të TV Vijesti.
“Që nga viti 1949, pasi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka bërë matje të vazhdueshme, nata e kaluar ka qenë më e ngrohta në Podgoricë. Në një moment, temperatura ra nën 30 gradë, por nga 0,1 deri në 0,2 gradë, kështu që tani kjo është nata më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Podgoricë që nga matjet në gusht”, tha Paviqeviq.
Ai shtoi se në Budva, sipas të dhënave të stacionit automatik të meteorologjisë, mbrëmë temperatura nuk ka zbritur nën 31 gradë.