QEVERIA KUFIZOI ÇMIMET E MIELLIT, SHEQERIT, VAJIT DHE KRIPËS

Qeveria në seancën e sotme vendosi kufizimin e çmimeve të miellit të grurit (lloji 400 dhe 500), sheqerit, vajit të lulediellit dhe kripës.

Qeveria e mori këtë vendim në një seancë telefonike, me pëlqimin e marrë nga shumica e anëtarëve.

Vendimi kufizoi marzhet maksimale në pesë për qind dhe në shitje me shumicë në shtatë për qind.

“Duke pasur parasysh se, përmes monitorimit të vazhdueshëm të situatës së tregut dhe lëvizjeve të çmimeve, është vërejtur se për shkak të goditjeve të jashtme, ka ende rritje të çmimeve të produkteve që përbëjnë produktet ushqimore bazë. Vendimi është rezultat i harmonizimit të listës së produkteve me Dhomën e Tregtisë dhe synimi i tij është mbrojtja e kategorisë vulnerabël të klientëve, me të ardhura më të ulëta, duke ruajtur njëkohësisht aktivitetin ekonomik të shitësve me pakicë dhe shumicë. Theks i veçantë në vendim u vu në produktet e prodhuesve vendas, të cilat forcojnë më tej ekonominë e vendit tonë, ngrenë konkurrencën e ekonomisë vendase dhe i bëjnë produktet vendase të disponueshme dhe më të përballueshme”, thuhet në njoftim.

Vendimin për kufizimin e çmimit e ka bërë të ditur më herët zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëkohësisht ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

SHARE