EDHE SOT PA VIKTIMA, 63 TË INFEKTUAR

Siç është njoftuar sot nga Instituti për Shëndetin Publik, janë regjistruar edhe 63 raste të reja të infektimit me Covid-19, ndërsa sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky virus. Kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e Covid-19 deri tani në Mal të Zi është 1.624 persona. Po ashtu, siç njoftojnë nga ky Institucion, është konfirmuar edhe shërimi i 22 pacientëve, kështu që, sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 480 persona.

SHARE