PËRFUNDON DISKUTIMI PËR PROPOZIM NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR KONTROLLIN E PRODUKTEVE

Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi, mbyllën sot debatin mbi Propozim ndryshimin e Ligjit për mbikëqyrjen e produkteve në Treg, me të cilin u jepet mundësia inspektorëve të japin tërheqjen e përhershme nga tregu të produkteve të cilat janë në kundërshtim me Ligjin për sigurinë e produkteve të përgjithshme.

Ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulliq, deklaroi  se me ndryshimin e propozuar sigurohet harmonizimi me legjislacionin evropian dhe me këtë ti jepet mundësia që inspektorët të vendosin një tërheqje të përhershme nga tregu të produkteve që janë në kundërshtim me Ligjin për sigurinë e produkteve të përgjithshme.

“Këto nuk janë produkte ushqimore, por produkte në përdorim të përgjithshëm”, tha Sekulliq në seancën e Kuvendit.

Ndërsa Deputetja eFrontit Demokratik, Branka Boshnjak, theksoi se problemi në Mal të Zi është  ai që shërbimet e inspektimit “nuk e bëjnë punën ashtu siç duhet” dhe se ligjet aplikohen në mënyrë selektive.  Ajo paralajmëroi për problemin e deklarimeve të produktit në tregjet e mëdha që veprojnë në Mal të Zi, për të cilat ajo pohon se janë shtypur me shkronja të vogla dhe në një numër të madh rastesh “qëllimisht” ngjitën përmes datës së skadimit të produkteve.

Boshnjak shtoi se për shkak të kësaj, ndodh që blerësit blejnë një produkt që i ka skaduar afati ose që përmban një përbërës në të cilin ata janë alergjikë.

Ajo gjithashtu tha se ka shumë keqinformime rreth reklamimit të produkteve që janë në treg.

SHARE