MINISTRAT E JASHTËM TË NATO-s MBLIDHEN NË SUEDI PËR DISKUTIME MBI UKRAINËN DHE PRANINË USHTARAKE AMERIKANE NË EVROPË

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, janë mbledhur këtë të premte në një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë, fokus i të cilit është nevoja urgjente për diskutime që lidhen kryesisht me të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Europë, si edhe mbështetja për Ukrainën.

Në fillim ky takim ishte menduar në formën e një përgatitjeje për samitin e Aleancës i cili do të mbahet në fillim të korrikut në Ankara, por lufta e Iranit dhe deklarata e tërheqjes së pjesshme të trupave ameriakane në Europë, bënë që planet të ndryshonin.

Që në momentin e mbërritjes, sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio, e bëri të qartë se SHBA ishte i zhgënjyer, dhe se priste përfitime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e në rast të kundërt anëtarësia do të vihej në pikëpyetje.

Në fjalën e tij Rubio, fillimisht përcolli falenderime për palën suedeze por tonet e tij të të folurit ndryshuan shumë shpejt.

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara do të jetë një nga samitet më të rëndësishme në historinë e aleancës. Atje do të marrë drejtim zhgënjimi i presidentit Trump me reagimin e NATO-s ndaj operacioneve amerikane në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është diçka do të zgjidhet sot. Është diçka për t’u diskutuar në nivel liderësh”, deklaroi Marco Rubio.

Më tej ai u ndal edhe te njoftimi i fundit mbi dislokimin e trupave në Poloni, duke theksuar se SHBA-ja ka angazhime globale, të cilat sipas tij këkrojnë një vlerësim të vazhdushëm të vendosjes së foraceve.

“Ky nuk është ndëshkim, por është një proces i vazhdueshëm dhe i nisur që përpara,” tha ai, duke sinjalizuar gjithashtu hapje për bashkëpunim me NATO-n në industrinë e mbrojtjes.

SHARE