JAKSHIQ STOJANOVIQ PREZANTON REFORMËN E ARSIMIT TË MALIT TË ZI NË FORUMIN BOTËROR TË ARSIMIT NË LONDËR

Foto: MASHI / MPNI

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi, Angjella Jakshiq Stojanoviq, ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit që u mbajt në Londër nga 17 deri më 20 maj.

Ajo ishte paneliste në sesionin “Ndërtimi i sistemit arsimor të shekullit XXI mbi themele të forta”, ku prezantoi Strategjinë e Reformës së Arsimit 2025–2035, si dhe Kornizën e re Kombëtare Kurrikulare të Malit të Zi, e cila konsiderohet dokument kyç për reformën e sistemit arsimor.

Gjatë prezantimit, ministrja theksoi rëndësinë e zhvillimit të aftësive të shekullit XXI, si aftësitë digjitale, të gjelbra dhe socio-emocionale, si dhe rolin e të mësuarit gjatë gjithë jetës për përballimin e ndryshimeve globale.

Forumi Botëror i Arsimit në Londër konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit, ku marrin pjesë ministra dhe përfaqësues të institucioneve arsimore nga e gjithë bota.

Tema e këtij viti ishte “Arsimi për një të ardhme të përbashkët: paqe, planet, qëllim dhe rrugë”. Në hapjen solemne të forumit mori pjesë edhe aktivistja dhe fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, e cila theksoi rëndësinë e arsimit si bazë për paqen dhe barazinë në shoqëri.

SHARE