JAKSHIQ-STOJANOVIQ MERR PJESË NË FORUMIN BOTËROR TË ARSIMIT

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Angjella Jakshiq-Stojanoviq theksoi rëndësinë e procesit të ndërkombëtarizimit në Forumin Botëror të Arsimit, i cili u mbajt nga 19 deri më 22 maj në Londër.

Siç është paralajmëruar, në forum kanë marrë pjesë 1.200 delegatë nga 112 shtete dhe tema kryesore e seancave plenare ishin ndryshimet dhe reformat në arsim.

Sipas njoftimit, Jakshiq-Stojanoviq foli dhe mori pjesë në një sesion panel në kuadër të Forumit Botëror të Arsimit.

“Në panelin lidhur me aplikimin e inteligjencës artificiale në sistemin arsimor, ministrja i kushtoi vëmendje të veçantë të gjitha avantazheve, por edhe sfidave të mundshme që shoqërojnë këtë proces, duke përfaqësuar sistemin arsimor të Malit të Zi dhe të gjitha aktivitetet që janë ndërmarrë në periudhën paraprake kur bëhet fjalë për aplikimin e teknologjive moderne TIK në sistemin arsimor, në të gjitha nivelet. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe futjen e konceptit të arsimit dygjuhësh në të gjitha nivelet e arsimit”, njofton Ministria.

Po ashtu, Jakshiq-Stojanoviq pati rastin të bisedojë me ministra në fushën e arsimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa në margjinat e Forumit u mbajtën takime me ministra përkatës nga Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Shqipëria dhe vende të tjera.

SHARE