Bukuritë e Pshtanit me Malësia Adventure: Historia, trashëgimia dhe bukuria e Kelmëndit

Malesia Adventure,  me udhëheqësin Anton Pllumaj, realizoi së fundmi shtegtimin e rradhës në Pshtan më datat 16 dhe 17 mars. Në këtë udhëtim, adhuruesit e natyrës, historisë dhe trashëgimisë u bashkuan në një grup të shumëllojshëm nga vende të ndryshme për të eksploruar bukurinë e Pshtanit dhe zonën përreth.

Shtegtimi fillon në Pshtan, vendi i vogël dhe i lashtë në trevën e Kelmëndit. Në këtë vend të mrekullueshëm, një rrëfim legjendar përshkruan historinë e Klementit dhe Bubçes, themeluesit të familjes së hershme në këtë zonë. Përmbledhje e rrugës përfshin vizitat në të gjithë vendet e rëndësishme historike dhe natyrore të Pshtanit, duke përfshirë Pellgun e Fratit, urën e Zef Lucës mbi luginën e lumit Cem, traditën e lashtë të “Guri en dru”, Kishën e Shën Klementit dhe shumë më tepër.

Shtegtimi ofron një aventurë të jashtëzakonshme dhe një eksperiencë të thellë kulturore për të gjithë pjesëmarrësit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të njohur thellësisht kulturën dhe trashëgiminë e zonës së Pshtanit, duke shijuar në të njëjtën kohë bukurinë e peizazhit malor.

Pshtani gjindet në trevën e Kelmëndit, në anën e djathtë të luginës kanionike të lumit Cem, pranë kufirit me Malin e Zi. Pshtani është vendi më i vogel në Kelmënd por edhe më i vjetri. Dhe sic na njofton udherrefyesi Pllumaj i cili siguroje edhe pamjet mbreselendese te ketij vendi. Sipas legjendës, aty në lashtësi u vendos një djalë me emrin Klement i cili u martua me një vajzë nga Trieshi me emrin Bubçe. Ata njëheri u vendosën në Shpellën e Kelmendit dhe jetuan aty derisa u shtua familja. Prej kësaj martese linden katër djelm: Seli, Vuli, Nili dhe Boli, që më von do të shpërndahen nëpër luginat e Cemit dhe do të themelojnë: Selcën, Vuklin, Nikçin dhe Bogën. Bukuria e Pshtanit është në peizazhin e saj madhështor, në gjendjen e tij si një pllajë e paarritshëme, në natyrën e tij të harlisur. Kur ky vend shfaqet nga larg ka diçka magjepsëse dhe misterioze, ashtu siç është misterioz emri i tij.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE