BE: KEQARDHJEN QË SERBËT E KOSOVËS HUMBËN MUNDËSINË PËR TË USHTRUAR TË DREJTËN E TYRE

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen që serbët e Kosovës humbën mundësinë për të zgjedhur kryetarët e rinj “që do të ishin vërtetë përfaqësues”.

“BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Peter Stano.

Stano shton se vendimi për bojkot ka shkaktuar një sërë problematikash dhe rezultati i votimit nuk kontribuon në uljen e tensioneve.

“Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve”, thekson Stano.

Pavarësisht rezultati, Kosova konsideron se janë plotësuar kushtet për largimin e masave ndëshkuese, e sipas Stanos, një gjë e tillë do vendoset pas një raporti të Josep Borrell.

“Për masat, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, thuhet në përgjigje.

SHARE