Twitter po teston një buton CC për titrat në video

Twitter deklaroi të premten se po teston një buton të ri “CC” për të aktivizuar dhe çaktivizuar titrat në videot me titra të disponueshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, funksioni po lansohet për disa përdorues në iOS dhe do të vijë “së shpejti” në Android, thotë kompania.

Siç tregohet në një video të postuar në Twitter nga llogaria e Mbështetjes së Twitter, butoni shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të një videoje të bashkangjitur në një tweet.

Kompania gjithashtu e ka konfirmuar javë më parë se po punon për një veçori të kërkuar prej kohësh për të edituar postimet, që fillimisht po lansohet te abonentët e saj që paguajnë Twitter Blue. /Telegrafi/

SHARE