BESIMTARËT ORTODOKSË KREMTOJNË TË PREMTEN E MADHE

Për të krishterët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian, sot është e Premtja e Madhe, dita kur Jezu Krishti besohet se ka vdekur, i kryqëzuar në kryq në Golgotë. E Premtja e Madhe konsiderohet dita më e trishtuar e krishterimit. Asnjë liturgji nuk celebrohet në atë ditë. Te Premten e Madhe agjerohet. Është zakon që në atë ditë të lyhen vezët e Pashkëve, zakonisht në të kuqe, që simbolizon gjakun e Krishtit. Kjo ditë zie e krishterë është e fundit dhe më e rëndësishmja në javen e vuajtjes për mbarë botën e krishterë dhe vdekja e tij është një hyrje në gëzimin e ngjalljes, të cilën Kisha Ortodokse e kremton këtë vit të dielën, më 24 prill.

SHARE