GJELOSHAJ U URON BESIMTARËVE MYSLIMANË AGJËRIM TË LEHTË GJATË KËTIJ MUAJI TË SHENJTË

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u uron besimtarëve myslimanë agjërim sa më të lehtë gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.

“Në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës, sakrificës, tolerancës dhe solidaritetit, përfitoj nga rasti që edhe këtij viti t’ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e bekuar të Ramazanit. Agjërim të lehtë gjatë këtij muaji të shenjtë. Zoti ua pranoftë lutjet dhe sakrificat, për të qenë më solidarë me familjet që kanë nevojë, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit për punë të mira,“ thekson kryetari Gjeloshaj.

SHARE