SHEHOVIQ: U RREGJISTRUAN RRETH 300 LEKSIONE TË SHKURTRA

Duke filluar nga nesër, do të fillojë zbatimi i konceptit të ri të mësimit në distancë të zbatuar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi nën sloganin “Mëso në shtëpi”. Pamjet do të transmetohen nga tre televizione RTMZ2, #Mësonështëpi MNE sport 1 dhe #Mësonështëpi MNE sport 2. Ministri i Arsimit Damir Shehoviq tha se rreth 160 mësues morën pjesë në përgatitjen e projektit “Mëso në shtëpi” dhe se janë regjistruar rreth 300 leksione të shkurtra. Këto leksione janë filmuar në Shkollën e Mesme “Sllobodan Shkeroviq”, në bashkëpunim edhe me shkolla të tjera fillore dhe të mesme, si dhe lëndë të tjera. Siç thekson Shehoviq, drejtorët do të paraqesin plane javore dhe do të ketë koordinim midis mësuesve dhe Ministrisë në periudhën e ardhshme.

SHARE