KOMISIONI EVROPIAN MENDIMI POZITIV PËR TEKSTIN E PROJEKTLIGJIT PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR QASJE TË LIRË

Ministria e Administratës Publike sot ka fituar një mendim pozitiv nga Komisioni Evropian për tekstin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për qasje të lirë në informacion.

“Jam i lumtur për këtë sukses të madh të ekipit që ka punuar në tekst. Projektligjin do ta dërgojmë për miratim në Qeverinë e Malit të Zi javën e ardhshme”, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

“Jemi duke vazhduar procedurat lidhur me Ligjin për Qeverinë, Ligjin për Sigurinë e Informacionit dhe të tjera. Të gjitha ligjet që ne i propozojmë janë dhe do të jenë në përputhje me rregulloret dhe praktikën e Bashkimit Evropian”, tha ministri Dukaj.

SHARE