MALI I ZI MBËSHTET UKRAINËN

Mali i Zi dënon aktet që njohin Donetskun dhe Luganskun si entitete të pavarura, tha Presidenti Millo Gjukanoviq në Twitter. Vendimet e Rusisë në lidhje me Ukrainën, të cilat njohin zonat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, shkelin ndjeshëm sigurinë dhe ligjin ndërkombëtar, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai theksoi se Mali i Zi qëndron fort pranë aleatëve të NATO-s dhe partnerëve nga Bashkimi Evropian, në dëshirën për të kontribuar në zgjidhjen e krizës dhe ruajtjen e integritetit territorial të secilit vend. Vendimi i Rusisë për të njohur “Republikat Popullore” të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, tha Ministria e Jashtme të Malit të Zi.

SHARE