SPAJIQ NË SHKUP: GJASHTË MILIARDË NGA PLANI I RRITJES – NJË MUNDËSI QË RAJONI DUHET TË PËRFITOJË

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq, ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq dhe ministri i Financave Novica Vukoviq morën pjesë në konferencën “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe integrim më i shpejtë në BE”, që u mbajt sot në Shkup.

Liderët e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës diskutuan Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.

Domethënë dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE.

Kryeministri Spajiq theksoi se ky ishte një takim shumë i rëndësishëm ku vendet e rajonit përcaktuan rrugën e mëtejshme të veprimit në procesin e integrimeve evropiane.

Ai vlerësoi se integrimi në tregun e brendshëm është një mundësi e rëndësishme që duhet ta shfrytëzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

„Për Malin e Zi anëtarësimi nuk është një kategori formale, por një nevojë për një integrim të thellë ekonomik që do t’u sigurojë qytetarëve tanë një standard jetese në përputhje me vendet e zhvilluara të Evropës. Në këtë kuptim, si qeveri e sapoformuar, prioriteti ynë është i qartë – që integrimi ekonomik të bëhet realitet, cilësia e jetës të jetë më e mirë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i sigurt”, tha ai dhe shtoi: “Ne në Mal të Zi besojmë se forca jonë vjen nga uniteti ynë.“

Ai tha se Plani i Rritjes është një instrument që do të ndihmojë në arritjen e këtyre synimeve dhe tha se Mali i Zi është plotësisht i përkushtuar në zbatimin e Planit, i cili ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin dhe politikat ekonomike gjithëpërfshirëse. Kjo, siç theksoi ai, nënkupton forcimin e kuadrit ligjor, investimin në infrastrukturë dhe nxitjen e kulturës së sipërmarrjes.

SHARE