VAKSINIMI KUNDËR VIRUSIT HPV GJATË FUNDJAVËS

Vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës për të gjitha vajzat nga mosha 9 deri në 18 vjeç do të organizohet gjatë fundjavës së ardhshme, 23 dhe 24 dhjetor.

Vaksinimi do të bëhet në Qendrën Shëndetësore Stara Varosh të shtunën dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 17:00, për komunat e Podgoricës, Zetës dhe Tuzit.

Në komunat tjera, vaksinimet në përgjithësi do të organizohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00, për të cilat qytetarët do të informohen më saktë nga qendra shëndetësore kompetente, përveç komunës së Zhablakut, ku vaksinimet do të organizohen të martën dhe të premten nga ora 9:00 deri në ora 12:00.

Përveç fundjavave, vaksinimi është i mundur edhe gjatë ditëve të javës tek mjekët e përzgjedhur të fëmijëve.

SHARE