Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se vizita e parë e qeverisë së re në Bruksel ishte e suksesshme.
Siç ka thënë ai, mbyllja e kapitullit me Malin e Zi është përmendur për herë të parë pas një kohe të gjatë dhe e ka cilësuar si rezultat të përparimit të madh në kapitujt 23 dhe 24, pra shteti i së drejtës.
Ai theksoi se në muajt e ardhshëm do të punohet intensivisht në kapitujt e tjerë dhe se rezultatet e para i pret në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
“Ne shohim një optimizëm të madh nga të dyja palët. Pas vetëm gjashtë, shtatë seancave në Mal të Zi, ne shohim një kulturë të re dialogu dhe kompromisi që nuk është parë më parë dhe që tashmë ka dhënë rezultate. Po ashtu shohim sesi bëhet regjistrimi, pasi në çdo vend europian është bërë çështje teknike. Mezi presim rezultatet e regjistrimit sepse do të na japin disa detaje shumë të rëndësishme për planin zhvillimor të Malit të Zi”, tha Spajiq.
Ai theksoi se Qeveria i ka dorëzuar Komisionit 60 reforma.
“Mendoj se Komisioni është i impresionuar me kaq shumë reforma dhe me çfarë thellësie iu afruam. Të gjithë atë e kemi përgatitur për vetëm 2-3 javë”, tha ai.