Simptomat e intolerancës ndaj glutenit

Shumë shpesh njerëzit vuajnë gjatë pa gjetur shkaktarin. Në rastin e intolerancës ndaj glutenit, është një prej problemeve që jo gjithmonë diagnostifikohet menjëherë sepse sipmtomat mund të ngatërrohen për diçka tjetër.

Disa sinjale që mund të ju tregojnë se vuani prej intolerancës së glutenit

Ankthi dhe depresioni

Njerëz të tillë ankohen se vuajnë nga ankthi dhe depresioni, ndërsa fëmijët mund të shihen të shqetësuar dhe nervozë. Nuk është e thënë se shkak i tyre të jetë vetëm gluteni, por është një nga shkaqet që duhet marrë parasysh, nëse përjashtohen shkaqet e tjerë.

Probleme me tretjen

Problemet me tretjen janë ndër më të shpeshtët në rastin e intolerancës ndaj glutenit, sidomos diarreja, konstipacioni, gazrat dhe fryrja e barkut. Diarreja është simptoma më e shpeshtë në këtë rast, ndaj duhet ta merrni parasysh të bëni një vizitë tek një mjek specialist, nëse diarreja persiston.

Mungesa e përqendrimit

Nuk është e thënë të jetë shkak intoleranca apo alergjia ndaj glutenit, por mungesa e përqendrimit dhe sidomos dëmtimet në kujtesën afatshkurtër janë simptoma që vihen re rëndom në alergjinë ndaj glutenit dhe duhen marrë parasysh nëse ju shfaqen pas konsumimit të produkteve me gluten.

Skuqjet e lëkurës

Dermatiti herpetiform është më i shpeshti në një alergji të tillë, i cili shfaqet me skuqje dhe të kruara të shprehura të lëkurës. Por edhe keratoza pilaris vihet re dhe paraqitet veç këtyre simptomave edhe me rrëqethje në lëkurë, për pasojë lëkura e pacientit duket si lëkura e pulës.

Dhimbjet e kokës

Problemet e tretjes shoqërohen edhe me dhimbje koke. Janë të paktë pacientët që e paraqesin këtë simptomë, dhe sidomos ata që vuajnë prej migrenës. Tek pacientë të tillë dhimbja e kokës bëhet më e fortë dhe padyshim duhet të bëjnë një vizitë për të marrë këshillat e duhura mbi eliminimin e glutenit nga dieta ushqimore.

SHARE