Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Buxhet i propozoi Kuvendit miratimin e propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, me projektligjin për borxhet. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në seancën e Komisionit ka deklaruar se propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është pasojë e politikave të ndryshme, por edhe përpjekje për të ruajtur ekuilibrin mes interesave të qytetarëve dhe ekonomisë. “Buxheti i propozuar nuk është as konsumator dhe as zhvillimor, por është pasojë e politikave të ndryshme dhe tentativë për të ruajtur njëkohësisht interesat e qytetarëve, përmes ruajtjes elementare të standardit të jetesës, dhe për të mos e ngarkuar ekonominë me masa shtesë tatimore, pra, se mund të rivitalizohet nga goditjet e shkaktuara nga pandemia dhe ndryshimi i politikës tatimore, gjegjësisht i ashtuquajturi program „Evropa Tani”, tha Damjanoviq në seancën e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.